Dhjetëvjeçari nga Missouri rrëzohet nga pema, shufrat e hekurt ia përshkon kafkën – shpëton mrekullisht (Video)

Një djalë 10-vjeç nga Missouri i SHBA-ve ka shpëtuar mrekullisht edhe pse është rrëzuar nga një shtëpizë e ndërtuar në pemë, duke iu ngulur ...

Një djalë 10-vjeç nga Missouri i SHBA-ve ka shpëtuar mrekullisht edhe pse është rrëzuar nga një shtëpizë e ndërtuar në pemë, duke iu ngulur një shufër e hekurt në fytyrë.

Shufra e hekurt kishte përshkuar kafkën e Javier Chuningem, por që fatmirësisht nuk ia ka dëmtuar syrin dhe trurin kur mjekët në Kansas kanë njoftuar mediat se ky djalosh do të shërohet plotësisht, edhe pse ekziston mundësia që të ketë probleme me zërin.

Ndërhyrja kirurgjikale ka zgjatur disa orë, kurse mjekët kanë arritur pa ndonjë problem t’ia heqin shufrën e hekurt.

Ndërkaq e ëma e vogëlushit, Gabriel Miller ka pranuar se biri i saj ishte futur në shtëpi duke bërtitur derisa shufra e hekurt i qëndronte e ngulur në kokë.

“Po vdes, nënë, po e ndjej këtë”, kishte thënë vogëlushi të cilin e kishin dërguar me urgjencë në spital.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48