Daçiq: Qëllimi i Prishtinës për ta formuar Ushtrinë, goditje e re për procesin e paqes

Qëllimi i Prishtinës për ta formuar Ushtrinë e Kosovës paraqet një goditje tjetër për procesin e paqes.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, duke shtuar se ata që po përpiqen të minojnë mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme po e bëjnë këtë, .

“Serbia është absolutisht kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe ne nuk do të ndryshojmë qëndrimin tonë”, iu tha ai gazetarëve përpara udhëtimit në Berlin, ku ai do të marrë pjesë në konferencën “Ballkani Perëndimor në Evropë mundësi dhe sfida”


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48