''EPS'' vazhdon punimet në rrjetin elektrik të qytetit të Preshevës (Video)

Ndarja e furnizimit me rrymë e qytetit të Preshevës nga malësia apo karadaku po bëhet nga fshati Norçë...

Prej afro një muaji kanë filluar punimet nëpër qytetin e Preshevës, në zona të ndryshme të qytetit janë hapur kanalet për vendosjen e kabllove tokësore në mënyrë që të ndahet furnizimi me rrymë elektrike i qytetit të Peshevës me atë të malësisë. 

Investimet janë bërë nga ndërmarrja elektrodistributive ''EPS'' nga Serbia ndërsa punimet në terrenë janë duke u realizuar nga kompania ''GAT'' nga Novi Sadi dhe kompania ''Turki'' nga Presheva.

Çedomir Lubisavleviq ëhtë vëzhgues i punimeve nga kompania ''Gat'' nga Novi Sadi, dhe na tregoi se sa është punuar deri më tani dhe se tashmë ka mbetur vetëm që të mbyllen kanalet pasi që pjesa më e madhe është bërë e që këto punime parashikohen të përnfundojnë brenda 10 ditëve ku do të mbyllen kanalet dhe terreni do të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Punimet janë duke u bërë me qëllim që të ndahet pjesa e furnizimt me rrymë e qytetit të Preshevës me atë të malësisë ku po punohet që kabllot të cilat do të vendosen do të furnizojnë  me rrymë 10 KW, na bëri të ditur Avdush Abazi që njëherit është edhe përgjegjës i punëtorëve në Preshevë.