Berisha po ia nxin jetën Thaçit: E ka marrë flamurin për krijimin e Serbisë së Madhe

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, mbrëmë, në emisionin “Opinion”, ka goditur rëndë Hashim Thaçin

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, mbrëmë, në emisionin “Opinion”, ka goditur rëndë Hashim Thaçin rreth angazhimeve të këtij të fundit për çështjen e korrigjimit të kufijve. Ai ka thënë se Thaçi duke folur për këtë temë ka marrë flamurin për krijimin e Serbisë së Madhe.

Berisha ka vazhduar më tej duke thënë që dikur bashkë me Thaçin dhe ish-kryeministrat e tjerë të Kosovës kanë provuar ta bindin bashkësinë ndërkombëtare që të mos diskutojë çështjen e kufijve.

“Kemi kundërshtuar çdo përpjekje të Beogradit për shkëmbim territoresh duke u thënë partnerëve tanë, aleatëve, duke thënë edhe ata ‘keni të drejtë' se ky është hap drejt Serbisë së Madhe”, ka thënë ai.

“Dhe del ti një ditë dhe thue s’e ka thënë Beogradi këtë po e them unë atëherë ti ke marrë përsipër atë flamur...”

Dhe më pas ka vazhduar goditjet ndaj Presidentit të Kosovës.

“A e dëgjuat Vuçiqin që thoshte Serbia do të bëhet më e madhe, nuk do të kërkoj ndryshim kufijsh, pse të kërkoj ai, po kërkon argati im e kam zgjidhur këtë punë”, ka theksuar ai.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48