Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Ballkan, në mesin e të arrestuarve edhe shqiptarë

Një aksion i madh antidrogë është finalizuar së fundmi në Ballkan, ku janë vënë në pranga 148 persona, mes tyre edhe shqiptarë.

Një aksion i madh antidrogë është finalizuar së fundmi në Ballkan, ku janë vënë në pranga 148 persona, mes tyre edhe shqiptarë.

 Mësohet se operacioni është zhvilluar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi.

Mediat rumune shkruajnë se në operacion janë përfshirë agjentë policie nga vendet e Ballkanit, por edhe nga 20 shtete të BE, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Sipas të dhënave të para bëhet ditur se nga operacioni janë sekuestruar 300 kg drogë dhe 160 armë.