Zhefja e zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, e ka mirëpritur suksesin që Kosova ka shënuar në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian.
Në fjalimin e saj para të pranishmëve në mbledhjen e pestë të Komisisionit Parlamentar për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ajo ka apeluar që liderët kosovarë të jenë të bashkuar kur bëhet fjalë për çështje madhore, njofton Klan Kosova.
”Jam shumë e lumtur që Kosova ka treguar progres në rrugëtimin e saj sa i përket liberalizimit”.
”Liderët e Kosovës duhet të jenë të bashkuar për temat e mëdha vendore”.
”Dështimi nuk duhet të ketë vend, në rrugëtimin e Kosovës”.
”Marrëveshja për Stabilizim-Asociim ndihmon Kosovën për një ekonomi më stabile. Implementimi i marrëveshjes së Stabilizim Asociimit është një pakt për Kosovën”.
”Ka shumë benefite në të cilat Kosova mund t’i përfitojë nga marrëveshja e Stabilizim- Asociimit”.
”Bashkimi Europian pret që të dyja palët të vazhdojnë të punojnë deri në arritjen e një marrëveshjeje për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”.
”Progresi për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi sjell jetë më të mirë për qytetarët”.
”Liberalizimi nuk është më në dorën e Bashkimit Europian. Kjo ka të bëjë më arritjet e Kosovës, në rrugën për drejtësi të pavarur dhe luftim të korrupsionit”.