''Të rinjtë inspirojnë të tjerët'' përmes organizatës ''Kërko Drejtën Tënde''

''Të rinjtë inspirojnë të tjerët'' përmes organizatës ''Kërko Drejtën Tënde Preshevë''...

Të rinjtë inspirojnë të tjerët është tema e këtij aktiviteti lokal që do të zhvillohet në Preshevë si vazhdim i projektit 10 mujor Dialogu intern.Projekti synon të kontriboj në përfshirjen e të rinjve me më pak mundësi dhe në nxitjen e cilësisë së strukturave mbështetëse për të rinjtë duke rritur kompetencat e atyre duke punuar me të rinjtë e margjinalizuar. Për më tepër, projekti synon të forcojë shoqërinë civile duke lehtësuar integrimin dhe pjesëmarrjen aktive të të rinjve nëpërmjet një shkëmbimi të praktikave më të mira për të kontribuar në dialogun ndërkulturor, mirëkuptimin reciprok dhe tolerancën midis të rinjve.

Kjo konferencë do të mbahet me datë 21 dhe 22 shtator (Premte e Shtunë) në restaurant Enylux në Preshevë duke filluar nga ora 10:00 deri ora 14:00.
Coffe & Lunch break -të mbuluara nga Regional Youth Cooperation Office -RYCO (max 50 veta).

Të rinjtë mund të lajmërohen në email: ab17081@seeu.edu.mk , search4humanrights@gmail.com, Fb: www.facebook.com/TCP.org 
Sadri Aliu, 0637647792
Mosha: 16 - 29, pjesëmarrësit mund të lajmërohen deri më 20.09.2018 ( e Enjte ).