Irani i ka kërkuar Kombeve të Bashkuara të dënojë kërcënimet izraelite kundër Teheranit dhe të marrin nën mbikëqyrjen e tyre programin bërthamor izraelit , njoftuan mediet të enjten.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu përdori një reaktor atomik të fshehtë në fund të gushtit për të paralajmëruar armiqtë e vendit se ka mjetet për shkatërrimin e tyre.
“Anëtarët e Kombeve të Bashkuara nuk duhet t’i mbyllin sytë ndaj këtyre kërcënimeve dhe të ndërmarrin veprime konkrete për të eliminuar të gjitha armët bërthamore izraelite”, ka thënë ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara, Gholamali Khoshrou para këshillit të OKB-së.
Khoshrou i kërkoi Kombeve të Bashkuara ta detyronte Izraelin të bashkohej me Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) dhe të merrnin programin e tij bërthamor nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), agjenci që e ka në mbikëqyrje OKB-ja.
Izraeli i cili është jashtë NPT-së, as nuk e konfirmon e as mohon të ketë bombë, raporton Reuters
Izraeli është duke u përpjekur të lobojë tek fuqitë botërore që të përkrahin Shtetet e Bashkuara në daljen e marrëveshjes së tyre më Iranin të vitit 2015, e cila kufizoi aftësitë bërthamore të Republikës Islamike në këmbim të heqjes së sanksioneve.
Që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, Irani ka predikuar shkatërrimin e Izraelit. Ai mbështet grupin Hezbollah dhe militantin libanez të Lëvizjes Islamike Palestineze, Hamas.
Përforcimi i Damaskut gjatë luftës civile të Sirisë nga qeveria Netanyahu shihet si një vendosje e mëtjeshme iraniane në kufijtë izraelit.