Kryetari i Trupit Koordinus për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc Zoran Stankoviq, ka vizituar Këshillin Nacional Shqiptarë me rastin e shpalljes së zgjedhjeve për Këshill Nacional..
Takimi ka filluar në orën 9:30 në zyrën e kryetarit të KNSH-së z.Shkuri Ymeri, ku përveç zgjedhjeve për Këshill Nacional, është diskutuar edhe gjendja e teksteve mësimore për klasat e dyta dhe të gjashta, njohja e diplomave të Kosovës nga Qeveria e Serbisë, dhe realizimi i projekteve në të ardhmen.
Në orën 10:30 z.Stankoviq dhe z.Ymeri janë paraqitur para mediave me një konferencë të përbashkët, ku z.Ymeri i është drejtuar mediave vetëm në gjuhën shqipe.
‘’Me z. Stankoviq biseduam për problemet të cilat na shqetësojnë ndërsa qëllimi kryesor është Zgjedhjet për Këshill Nacional ku dhe numri i këshilltarëve edhe në këto zgjedhje do të jetë 15'', tha z.Ymeri.
Zoran Stankoviq kryetar i Trupit Koordinues për Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc poashtu tha që për problemet e cekura do të mundohemi që të gjejmë një zgjidhje.
Më pas z.Stankoviq ka vazhduar me vizitën në Shkollën Fillore ‘’Naim Frashëri’’ në Klubin e Bashketbollit ‘’Play 017’’ dhe lagjen e romëve ‘’Banjska’’.