Andy Rubin ka shitur 50 mijë njësi të Essential Phone

Andy Rubin ka shitur 50 mijë njësi të Essential Phone

Telefoni i Andy Rubin – Essential Phone ka disa specifika mbresëlënëse dhe një çmim shumë joshës që nga fillimi i nëntorit. Por me kompaninë që nuk zbulon ndonjë shifër shitjesh zyrtarisht ne duhet të mbështetemi në burime të tjera për të ditur se sa njerëz në fakt morën PH-1.

Aplikacioni “The Essential Camera” sapo ka tejkaluar shenjën prej 10,000 – 50,000 në dyqanin e Google Play dhe tani bie në kategorinë 50,000 – 100,000. Kjo u kap në reddit nga përdoruesi where_else, i cili pasoi me numra në lidhje me aplikacionet tjera Essential – Shërbimet dhe Burimet. Ata janë ende në rangun e mëparshëm, që do të thotë që Google ende duhet të azhurnojë statistikat.

Në muajin shtator, hulumtuesit parashikuan se Essential shiti vetëm 5.000 njësi. Numri ka shumë të ngjarë të përmirësohet pas marrëveshjeve të shumta, duke përfshirë një pako me kamerën prej 360 gradësh.

Tani për tani Essential PH-1 mund të blihet në BestBuy për $ 500, nga 700 $ – s aka qenë vlera origjinale.