APN mbanë takimet e radhës në Zhunicë dhe Bukuroc

Në ambientet e shkollës fillore në fshatin Zhunicë u mbajt takimi me banorët e këtij fshati...

Fidan Ramizi si anëtar i kryesis së kësaj njësie zgjedhore hapi takimin duke uruar mirë se ardhje të pranishmëve dhe faleminderoi gjithë ata që po e mbështesin ndryshimin në këtë fshat.
Kandidatja për këshilltare zonja Almina Iljazi ftoi të gjithë banorët e këtij fshati ti bashkangjiten ndryshimit dhe me 24 Dhjetor të votojn nr 1, të votojnë ardhmërine e fëmijëve tanë.
Kryetari Arifi foli për projektin që po bëhet në këtë fshat, asfalltimin e rrugës afër shkollës fillore që lidh të gjithë fshatin me shkollën dhe tha se ky projekt është dashur bërë para 20 viteve jo tani, por keq'qeverisja nga të dyja partitë Pvd dhe Pdsh nuk e pa të rrugës që të kryhet ky projekt. Arifi shpalosi edhe programin më 30 zotimet që do të bëhen në këtë mandat.
Gjithashtu në një numër jashtëzakonisht të madh të banorëve të fshatit Bukuroc mbahet takimi i Apn.
Bukuroca festoi fitoren në këtë fshat, ku edhe vet kandidati për kshilltar Orhan Ibrahimi tha se fitorja në këtë fshat i takon vetëm APN-së.
Para të pranishmëve me fjalimet e tyre jashtëzakonisht të mira dhe akuzat ndaj pushtetit të kaluar folën edhe Shefat Qerimi dhe Adnan Aliu ku të vetmën zgjidhje për këtë vend thanë se është vetëm Apn në krye me Shqiprim Arifi.
I entuziazmuar në këtë takim foli edhe kryetari Shqiprim Arifi duke premtuar se ai është vetëm zëri popullit, dhe se bashkarisht do ta bëjmë Preshevën që e kemi ëndërruar gjithmonë. Mashtruesit, të korruptuarit dhe të skaduarëve tia japim vendimin e pensionit më 24 Dhjetor duke rrethuar nr 1.

#NdryshimiPoNdodh

Ky është postimi në faqen zyrtare në facebook nga Alternativa për ndryshim.