Liderët e Ballkanit, të hënën në darkë pune te Mogherini

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme e Siguri, Federica Mogherini, të hënën, më 18 dhjetor në Bruksel...

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme e Siguri, Federica Mogherini, të hënën, më 18 dhjetor në Bruksel, do t’i tubojë kryeministrat e gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor

Siç njoftojnë medie, në darkë janë ftuar kryeministrat nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina.

Kryeministri Ramush Haradinaj udhëtimin për në Bruksel e ka konfirmuar të enjten.

Para darkës së përbashkët të punës, Mogherini do të zhvillojë takime të shkurtra bilaterale me secilin pjesëmarrës.