Andaj ju premtojmë se edhe në programin katër vjeçarë ky subjekt politik do të realizojë projekte që janë në interesin tonë tha kështu në fjalën përshëndetëse kryetari i nëndegës Geraj, Besnik Osmani. Zejnulla Dauti, kandidati për këshilltarë që është me origjinë nga ky fshat përshëndeti bashkëvendësit e vetë duke i ftuar që të mos shesin votën dhe të mos lejojnë të abuzojnë me dinjitetin e tyre.
Sepse sipas tijë Geraj ka nxjerr burra me theks të veçantë hoxhallarë të cilët janë shembulli më i mirë për ne për një rrugë të ndritur. Kandidati për këshilltarë nga nëndega e PDSH-së Geraj, Mustafë Shaqiri në fjalimin e mbrëmshëm ka potencuar se gjeneza e PDSH-së është në fshatin e tij, andaj duhet që me vota të qytetarëve të marrim pushtetin dhe tu tregojmë se si duhet qeverisur.
Ata prishën çdo gjë për 18 muaj duke eksperimentuar me tri koalicione dështuese sepse nuk kishin dije dhe potencial për ta qeverisur vendin. Partitë fantome të sapoformuara janë grupe të interesit me orientime politike destruktive njëherit edhe me frymë antikombëtarë. Shaqiri ka premtuar se do të vazhdojë realizimi i projekteve për fshatin Geraj të cilat janë ndërprerë pas zgjedhjeve të vitit 2016.
Prioritet për fshatin do të jetë menaxhimi i mbeturinave të egra, përmirësimi i energjisë elektrike dhe rregullimi i rrugëve dhe rrugicave të pa asfaltuara. Fokus të veçantë do të kenë në zhvillimin e bizneseve familjare dhe subvencionet për ekonomitë e vogla dhe të mesme. Bartësi i listës së PDSH-së, Ragmi Mustafa para banorëve të fshatit Geraj ka folur për punët që kanë realizuar në këtë vendbanim e që prioritet për mandatin katër vjeçarë do të jenë bizneset familjare dhe zhvillimi i ekonomive të vogla dhe të mesme.
Në sferën politike ai kërkon grumbullimin e votave për partitë që kanë orientim Prishtinën e Tiranën sepse Presheva është në rrezik nga ata që duan ta popullojnë me kolon serb.
Ky është postimi në faqen zyrtare të PDSH-së