Arbër Pajaziti dhe Sali Salihi kandidatë të konfirmuar për kreun e KNSH-së (Video)

Në emisionin e rregulltë ''Zëri Politik'' të ftuar ishin bartësit e listës së APN- Arbër Pajaziti dhe PD- Sali Salihi...

Me shpalljen e zgjedhjeve për KNSH, zgjedhje të cilat do të mbahen më 4 nëntorë të këtij viti pjesëmarrjen e tyre në këto zgjedhje fillimsiht partia e parë e cila e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj ishte APN duke shpallur dhe bartësin e kësaj liste Arbër Pajaziti ndërkaq dhe Këshilli Qëndorë i PD-së në mbledhjen e mbajtur më 29 shtator ka marrur vendimin për pjesëmarrjen në këto zgjedhje me bartës të kësaj liste Sali Salihi.

Për të mësuar më shumë rreth shpalljes së vendimit për pjesëmarrje në këto zgjedhje të këtyre dy partive të ftuar në emisionin e rregulltë ''Zëri Politik'' në RTV Aldi mysafir në studio ishin bartësit e këtyre listave.

z.Pajaziti gjatë këtij emisioni foli për zgjedhjet e KNSH , për përgatitjet që janë duke u bërë si subjekt politik rreth grumbullimit të nënshkrimeve dhe verifikimit të qytetarëve se a janë në listën zgjedhore.

Ai gjatë këtij emisioni foli për simbolin e pakicës shqiptare ku tha se do ta ngrisim këtë çështje në të ardhmen sepse është kompetencë e KNSH-së  që shqiptarët të ken simbolin e tyre në Serbi.

I ftuar poashtu në emisionin ''Zëri Politik'' ishte bartësi i listës së PD-së Sali Salihi ku foli në lidhje me planprogramin e kësaj partie për pjesëmarrjen në KNSH,  problematikat e popullatës shqiptare si në fushën e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit të simboleve kombëtare dhe gjuhës.

z.Salihi potencoi që bojkotimi i këtyre zgjedhjeve duke mos marrur pjesë nuk është zgjidhje për popullatën tonë përkundër asaj që Qeveria e Serbisë nuk njeh numrin real të votuesve duke mos pranuar kështu dhe numrin e këshilltarëve që duhet të jet 29 dhe duke ulur dhe buxhetin janë thjesht politika diskriminuese ku ne nuk duhet të biejmë pre e këtyre shkeljeve.

Partitë politike të cilat e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet për KSH janë APN, PVD, PDSH, PD, LR-PDSH.