Reagimi i plotë i drejtorit të çerdhes "8marsi" në Preshevë z.Bejzad Asllani:
REAGIM....
Në Institucionin Parashkollor ,,8 Marsi" nuk është hera e parë që ndodhë zhvatja dhe ndalesa e pagave të punëtorve nga Pushteti aktual,konkretisht nga Kryetari i Komunës.
Po në fakt është hera e parë në historinë e këtij Institucioni që një Kryetar Komune siç është Shqiprim Arifi që mos ti nënshkruaj listën e pagave të punëtorve në prag të Festës së Fiter Bajramit,ku në këtë kohë dhe moment jemi të gjithë të vetëdijshëm se sa të nevojshme dhe të domosdoshme janë këto mjete.
Unë si udhëheqë i këtij institucioni ndjejë shqetësim dhe keqardhje për punëtoret e institucionit ,ku po luhet me ndjenjat dhe egzistencën e tyre për interesa dhe lojra politike .
Kryetari në fjalë kushtëzon dhënien e pagave me tërheqjen e emrave të rinjë nga lista e puntorëve të cilët janë marrë pas pensionimit të edukatoreve, përndryshe thonë njerëzit e kabinetit të tij(Valtina)mbesni pa paga....!
E pyesim Kryetarin e komunës:
Vallë,sonte në këtë natë të madhe të Fitër Bajramit a mund të pushoj rehat atje ku është pran familjes së tij?
Ku në këtë natë 72 familje kanë mbetur ndoshta edhe pa e siguruar kafshatën e drekës së Bajramit?
Le të mbetet në ndërgjegjen e tyre.....!
Shpresojmë ,le të jetë e fundit herë kjo dukuri që ndodhë shpeshherë tek ne!
Lusim Allahun
Drejtori
Bejzad Asllani