Zotimi i kryeministrit Ramush Haradinaj se pas tre muajsh (në mars) do të hiqen vizat është i pamundur që të realizohet.
Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve të liberalizimit e të integrimit, të cilët thonë se gjashtë muaj së paku zgjasin vetëm procedurat pasi të merret vendimi për liberalizim.
Ndërkohë, ky nuk është zotimi i parë i Haradinajt se vizat do të hiqen pas tre muajve. Të njëjtin premtim e kishte bërë edhe para se të vinte në pushtet, porse një gjë e tillë nuk është realizuar.
Megjithatë, zyrtarë qeveritarë kanë thënë se çdo ditë që po kalon do të jetë një hap më afër liberalizimit të vizave.
Nga ana tjetër kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj, gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Bruksel në takimin e përbashkët mes kryeministrave të Ballkanit Perëndimor dhe shefes së Diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.