Ahmet Elezi përshëndeti të pranishmit dhe faleminderoi tre njësitë për prezencën.
Fetanete Mehmeti nga njësia nr 1 faleminderoi të gjithë të pranishmit sidomos forumin e gruas ku theksoi se ato bënë maksimumin këto ditë për organizimin e ngjarjeve me rëndesi ku theks të veçant ka roli gruas.
Mimoza Fazliu theksoi se në njësinë nr 2 nuk sheh asnjë kundër kandidat dhe se fitorja është e APN-së.
Amir Latifi garantoi se do të jetë zëri i kësaj njësie dhe faleminderoi kryetarin Shqiprim Arifi për rregullimin e rezervuarëve të ujit te Krroi i Keq që është një mega projekt në të mirë të qytetarëve që ta zgjidhin problemin shumëvjeçar të ujit si dhe rregullimin e rrugës nga Krroi i keq që lidhë me rrugën e Vranjës.
Kryetari Arifi tha se ky është vetëm fillimi i projekteve të vitit të kaluar që i kemi inicuar ne, e që ata të tjerët nuk ditën as ti shikojnë e lëre më ti realizojnë. Gjatë këtij mandati tonë perveç 30 zotimeve do të bëjmë shumë projekte të tjera që janë në dobi të këtyre njësive dhe të gjithë banorëve të komunës tonë.
Ky është postimi në faqen zyrtare në facebook.