DËSHTON MISIONI I ORGANIT TË DHUNSHËM PËR DEGRADIMIN E ARSIMIT SHQIP NË PRESHEVË
Njëri ndër hapët e organit të dhunshëm në misionin për degradimin e Preshevës dhe institucioneve publike ishte edhe caktimi i personit joadekuat për inspektor arsimor, i cili jo vetëm që nuk plotëson asnjë kriter ligjorë, por që nuk ka asgjë të përbashkët me çështje edukativo-arsimore.
Me të kuptuar këtë hap, Partia për Veprim Demokratik përmes deputetit popullorë dhe të gjitha organeve të veta ka reagur me qëllim të ndalimit të këtij vendimi shkatërrues për arsimin në gjuhën shqipe në Preshevë. Vlen të theksohet deklarata e PVD-së e bërë më 26 tetor 2016, reagimi i deputetit popullor drejt ministrisë si dhe reagimi i drejtorëve të shkollave të cilët kërkojnë shqyrtimin me kompetencë të këtij vendimi të dëmshëm të organit të dhunshëm.
Sot, përmes këtij komunikimi publik njoftojmë opinionin e gjërë se përmes një shkrese të Ministrisë për pushtetin lokal ka dështuar misioni i organit të dhunshëm me synim të degradimit të arsimit shqip në Preshevë. Në këtë shkresë kërkohet shkarkimi i menjëhershëm të inspektorit të arsimit për komunën e Preshevës pasi që nuk plotëson asnjë kriter ligjor.
Të bashkangjitur me këtë komunikatë ju paraqesim:
1.Komunikatën e PVD-së të datës 26 tetor 2017,
2.Shkresën e dërguar nga drejtorët e institucioneve arsimore Ministrisë së arsimit dhe inspektoriatit administrativ të dërguar më 28.10.2017, dhe
3.Shkresën e Ministrisë së pushtetit lokal, inspektoriatit administrativ të datës 13.12.2017.
Ky është postimi në faqen zyrtare të PVD-së