PDSH shpalosjen e programit parazgjedhorë e ka bërë mbrëmë në bashkësinë lokale Corroticë ku numër i madh qytetarësh bënë pritje madhështore për basrtësinë e listës, Ragmi Mustafa.
Në emër të nëndegës Corroticë, Mumin Bajrami ka bërë elaborim të projekteve që janë realizuar dhe shpalosjen e programit për mandatin e ri qeverisës si kandidat për këshilltarë. Kryetari i nëndegës Shoshajë e poshtme, Bekim Rexhepi i cili përshëndeti të pranishmit duke ftuar elektorin të votojnë numrin dy PDSH.
Fjalë përshëndetëse kishte edhe Amet Hyseni. Drita Ramizi dhe Abdulsamet Ameti, kandidat për këshilltarë nga Corrotica kanë përmendur prioritetet që do të realizohen për banorët e fshatit si rregullimi i shtratit të lumit, rregullimi i disa rrugicave të mbetura, relacionin që shpie tek pishat dhe të tjera. Hipokrizia nuk ka fund.
Ai që sulmoi më së shumti për asfaltime dhe kocka betoni tani po bën kërdi pa asnjë kriter duke shtruar edhe oborret e shtëpive, tha kështu gjatë fjalimit mbrëmë, kandidati për këshilltarë, Ramiz Latifi. Ai ka kritikuar pushtetin edhe për cenzurat dhe politizimin e institucioneve që ka bërë ku themelues është kuvendi komunal.
Ndërsa bartësi i listës së PDSH-së, Ragmi Mustafa kërkon nga qytetarët që të mos besojnë në gënjeshtrat që po lansohen këto ditë nga disa parti poltike me pretendimet për tu marrë vetëm votën e lirë. Ai premton se programi i PDSH-së pas datës 24 dhjetorë do të jetësohet dhe do të qeverisin bashkarisht vendin në mënyrën më të mirë. Gjatë vizitës së fshatit Corroticë, kryetari Mustafa ka vizituar edhe prodhuesit vendës.
Ky është postimi në faqen zyrtare në facebook