Partia për Veprim Demokratik mbanë tubim parazgjedhor me nëndegën e bashkësisë lokale Rahovicë

Mbrëmë Partia për Veprim Demokratik mbajti tubim parazgjedhor me nëndegën e bashkësisë lokale Rahovicë.

Partia për Veprim Demokratik mbajti tubim parazgjedhor me nëndegën e bashkësisë lokale Rahovicë.

Në listën zgjedhore të PVD-së për zgjedhjet lokale të 24 dhjetorit, Rahovica përfaqësohet nga 5 kandidatë për këshilltarë edhe atë: Ruhan Kamberi, Armend Beqiri, Fahir Sadiku, Vlera Fetahu dhe Vlora Jakupi.

Riza Halimi, kryetari i PVD-së kërkoi nga Rahovicasit që me 24 dhjetor ta dënojnë politikën mashtruese dhe atë të nënshtrimit, pasi kësaj rradhe kemi kandidaten më të kualifikuar, të dëshmuar, femrën e vetme në këtë garë, Ardita Sinanin.

Kryetarja e ardhshme e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, tha se Rahovica ka ditur edhe në kohë më të vështira ta dënoj të keqen, u shpreh e bindur që edhe kësaj rradhe, kur po rrezikohet ndjeshëm identiteti dhe dinjiteti ynë kombëtarë, kjo bashkësi lokale do të dijë ta ndaloj të keqen. Këtë do ta bëjë me 24 dhjetor, duke rrethuar numrin 5 dhe duke i dhënë kështu komunës së Preshevës TË VETMEN ZGJIDHJE.

Ky është postimi në faqen zyrtare të PVD-së