LR-PDSH fushatën parazgjedhore e ka vazhduar sot në fshatin Corroticë. Në këtë tubim madhështor fillimisht masës iu është drejtuar kandidatja për këshilltare Rrezarta Shabani e cila ka thënë se kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në ditën e zgjedhjeve, qytetarëve po i rritet shpresa pasi LR- PDSH tashmë është subjekti unifikues, modestë e model i një politike në rajon. Ajo gjithashtu ka potencuar se me qeverisjen e LR- PDSH femra do të jetë faktorë kyç në vendimmarrje.Ajo para qytetarëve të Corroticës theks të veçant i ka dhënë stimulimit të lindjeve për çiftet si pjesë e programit të Lëvizjes për Reforma.Në fund të fjalimit kandidatja për këshilltare Rrezarta Shabani i ka ftuar të gjithë qytetarët që ti bashkohen LR-PDSH dhe shpresë së re të vendit, duke rrethuar të dielën e 24 dhjetorit numrin 4.
Ndërsa në paraqitjen e tij kryetari i LR-PDSH Sami Salihu pasi ka shpalosur programin për qeverisjen katër vjeçare, ka spikatur edhe prioritet për banorët e Corroticës. Megjithatë ai nuk iu ka shmangur as fjalimeve e premtimeve boshe të Ragmiut, i cili po luan me nderin e banorëve e sidomos të Corroticës, ku për një vend pune në ofiqari u ka premtuar më shume se 7 personave, kurse po aq personave ju ka premtuar edhe postin e sekretarit të fondit humanitarë të komunës së Preshevës. Nje tjetër premtim mashtrues,sipas kryetarit Sami Salihu,uzurpuesi i PDSH Ragmiu për 13 vende në këshillin komunal, më shumë se 100 personave deri më tani u ka premtuar edhe postin e anëtarit të këshillit komunal. Kryetari i LR-PDSH Sami Salihu ka ftuar qytetarët për maturi e mos rënie në grackë të premtimeve mashtruese, por ti bashkohen shpresës reale , e cila do të rikthehet më 24 dhjetor duke rrethuar nr 4.
Tubimin e përshëndeti edhe kryetarja e Forumit të Gruas Zana Ademi,e cila vjen nga fshati Corroticë.
Ky është postimi në faqen zyrtare të LR-PDSh