Propagandat të nivelit më të ulët të plasuara muajve të fundit kundër personalitetit tim si dhe subjektit politik që përfaqesoj unë, janë konspiracione për të hutuar qytetarët e Komunës së Preshevës. Metodat e oponentëve politik janë trysni mbi demokracinë tonë të papjekur dhe synon tërheqjen e vëmendjes nga problemet më vitale në Komunën e Preshevës.
Prandaj ftoj publikisht, Riza Halimin kryetar i PVD-së si dhe Ragmi Mustafën kryetar i PDSH-së për debat publik lidhur me problemet, projektet kapitale si dhe të gjitha temat tjera që dëshirojn ata.
Mediumi, moderatori, koha dhe temat mund të i zgjedhin personat në fjalë.
#Ndryshimi po ndodh!