Të gjitha partitë politike zgjedhin ''Rtv Aldi'' për të shpalosur programin e tyre politik (FOTO)

APN, PDSH, UDSH, LR-PDSH, PVD, BDL, PD bëjnë shpalosjen e programit për zgjedhjet e parakohshme të 24 dhjetorit 2017 në "Rtv Aldi"

Me shpalljen e vendimit nga ana e presidentes së kuvendit popullor të Serbisë Maja Gojkoviq për zgjedhjet e parakoshme për kryetar komune në Mionic, Negotin dhe Peqinc, zgjedhje këto që do të mbahen më 24 dhjetor të vitit 2017, në këtë vendim u përfshi  po ashtu edhe  komuna e Preshevës. Menjëher pas këtij vendimi subjektet politike në komunë të Preshevës u mobilizuan duke filluar me grumbullimin e nënshkrimeve të mbështetësve të subjekteve politike përkatëse. Procesi i grumbullimit të nënshkrimeve dhe dorëzimit të listave zgjedhore pranë zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor përfundoi për një afat kohor prej 12/11/2017 deri më 8/12/2017, ku më datë 24 dhjetor do të garojnë 8 subjekte politike nga të cilat 7 janë shqiptare dhe një serbe:

Alternativa Për Ndryshim garon me numrin 1

Partia Demokratike Shqiptare  me numrin 2

Unioni Demokratik Shqiptar me numrin 3

Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare me numrin 4

Partia për Veprim Demokratik me numrin 5

Bashkimi Demokratik i Luginës me numrin 6

Lista serbe me numrin 7

Partia Demokratike dega Presheve me numër 8

Që nga  data 11 dhjetori Rtv Aldi ka filluar një cikël emisionesh duke ftuar në studio bartësit e listave zgjedhore për secilën parti në veçanti kjo duke u bazuar varësisht nga numri rendor me të cilin do të garojnë subjektet politike me datë 24 dhjetor 2017.


Z. Shqiprim Arifi kryetar i partisë Alternativa për Ndryshim njëherit dhe kandidat për kryetar komune në Preshevë në këto zgjedhje garon me moton "Ndryshimi po ndodh" moto e cila njëherit reflekton vetëdijësimin e popullatës në komunë të Preshevës gjë e cila është vertetuar në dy moment kritike kohore ne atë kur qytetarët e Preshevës e mbështetën masovikisht Alternatvën për Ndryshim në zgjedhjet e 24 prillit 2016 dhe tani kur qytetarëve të Preshevës po u ofrohet një ndryshim duke punuar në përmirsmimin e kushteve të jetesës së banorëve në komunë të Preshevës.

Dr.sc Ragmi Mustafa kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare dhe kandidat për kryetar në komunë të Preshevës në lidhje me moton e tyre "Për Preshevën Shqiptare" thotë se ky është i bazuar në atë se shqiptarët kanë qenë gjithmonë autokton në tokat e tyre, dhe që do luftojnë në drejtim të fitimit të të drejtave që i takojnë shqiptarëve duke filluar nga tekstet shkollore të cilat i mungojnë nxënësve nëpër shkolla.

Z. Naser Aziri kryetar i Unionit Demokratik Shqiptar si dhe kandidat për kryetar në komunë të Preshevës garon me moton "Ne jemi të fjalës" dhe kjo moto rrjedh nga ajo që në vitet e fundit në komunë të Preshevës ka pasur shumë lëvizje në botën politike saqë kjo gjë ka sjellur në atë që qytetarët kanë humbur besimin në liderët që ata kanë mbështetur, dhe me këtë rast Unioni Demokratik Shqiptarë zotohet të mbajë fjalën e dhënë.

Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare garon me moton "Shpresë e Re", dhe me këtë rast bartësi i listës së kësaj partie z. Sami Salihu deklaroi se motoja rrjedh nga fakti i pakënaqësisë së gjithë strukturës së Partisë Demokratike Shqiptare dhe u vendos që të formohej një lëvizje e re sic është ajo Lëvizja për Reforma e cila në të njëjtën kohë paraqet  një shpresë të re edhe për ata qe ishin më parë pjesë e Partisë Demokratike Shqiptare  por edhe për mbështetësit e kësaj lëvizje të re.

Bartësja e listës së Partisë për Veprim Demokratik znj. Ardita Sinani deklaroi se motoja e kësaj partie "Ardita Sinani, e vetmja zgjidhje" bazohet në atë që të gjitha subjektet politike kanë dështuar në misionin e tyre për të udhëhequr qytetarët e komunës së Preshevës gjë të cilën znj. Sinani ka arritur që ta bëjë me shumë sukses në mandatin e saj 3 mujor.

Dr. Skender Destani bartës i listës së Bashkimit Demokratik i Luginës deklaroi se motoja e kësaj partie është "Presheva mbi të gjitha" duke marrë parasysh që në të gjitha subjektet politike gjithmonë ka mbizotëruar interesi personal politik dhe jo ai i qytetarëve, me këtë rast  Bashkimi Demokratik i Luginës zotohet se në këtë parti do të mbizotërojë gjithmonë dhe vetëm interesi i qytetarëve të komunës së Preshevës.

Partia Demokratike dega Preshevë garon me moton "Vendos tash për të ardhmen" me kandidatin për kryetar nga radhët e kësaj partie z. Xhelal Mehmeti i cili deklaroi se  motoja është  përzgjedhur duke u bazuar në faktin që kjo parti ka personat e duhur duke qenë të sinqertë, serioz dhe të përgatitur dhe kjo gjë do të dëshmohet  pas zgjedhjeve të 24 dhjetorit.

Kjo është lista e kandidatëve të cilët garojnë për të udhëhequr komunën e Preshevës në katër vitet e ardhshme ne shpresojmë që qytetarët e komunës së Preshevës të jenë aq të vetëdijshëm sa për të vendosur kë do votojnë dhe kush do i përfaqësojë ,pa qenë të ndikuar nga askush, nëpërmjet votës së lirë  dhe demokratike.