PD zgjedh kryetarin e ri të degës në Preshevë pas dorëheqjes së kryetarit të mëparshëm Xhelal Mehmeti

PD zgjedh kryetarin e ri të degës në Preshevë pas dorëheqjes së kryetarit të mëparshëm Xhelal Mehmeti

KOMUNIKATË

Pas dorëheqjes së koordinatorit të PD-së dega në Preshevë për shkaqe objektive, kryesia qendrore e Partisë Demokratike në konsultim me kryesinë e këshillit nismëtar të PD-së në Preshevë ka emëruar për koordinator të degës Limon Shaqirin, deri në Kuvendin e ardhshëm të PD-së në Preshevë, i cili njëherit është edhe kandidat për këshilltar për Këshillin Nacional të Shqiptarëve.

Partia Demokratike falemnderon ish koordinatorin për punën dhe angazhimin e tij të deritanishëm, kurse koordinatorit të ri i uron suksese në detyrën e re.