Pas një kohe të gjatë dhe tentativave për të bërë hapjen e kompanisë së këpucëve "Solid" më në fund kjo gjë arrin të bëhet realitet, ku kjo kompani shumë shpejt do të fillojë edhe me funksionimin e saj gjë e cila ndikon pozitivisht në aspektin ekonomik dhe njëherit bën zbutjen e papunësisë në komunë të Preshevës.
Të pranishëm në këtë eveniment ishin kryetari I organit të përkohshëm z.Shqiprim Arifi, drejtori I kompanisë z.Shefket Kuqi, si dhe qytetarë të komunës së Preshevës të cilët mbështetën hapjen e kësaj kompanie.
Kompania pritet te fillojë punën nga java tjetër dhe fillimisht do të punësohen 80 punonjës, ndërsa brenda vitit pritet që numri I të punësuarve të arrijë deri në 200 pasi që sipas drejtorit të kësaj kompanie z. Kuqi ajo ka kapacitet të punësojë deri në 250 persona.
Z.Arifi u shpreh shumë I kënaqur që më në fund ky projekt arriti që të realizohej sepse qytetarët e komunës së Preshevës kanë nevojë për vepra dhe jo për fjalë, dhe tani është momenti I duhur për ti rikthyer shpresën qyetarëve.
Z.Shefket Kuqi në deklarimin e tij tha që qyetarët e Preshevës duhet ti rikthehen vendit të tyre gjithashtu ai I bëri ftesë të gjithë atyreve që kishin mundësi që të rikthehen dhe të investojnë pasi që kushtet I krijojnë vetë njerëzit, dhe kjo gjë nuk do ndryshojë nëse mungon vetëiniciativa qytetare.
Qytetarëve të komunës së Preshevës më në fund po I rikthehet shpresa, dhe kjo nëpërmjet investitorëve të cilët rikthehen gjithmonë për ti qenë në shërbim popullatës, dhe ne urojmë që investime të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen duke qenë se Presheva ka nevojë që ti rikthehet dinjiteti dhe integriteti I merituar.