Sot kjo kompani organizoi një takim me bujqit e komunës tonë bujqë këta që kanë mbi 2 hektarë tokë dhe janë të gatshëm që me prodhimin e tyre ta furnizojnë këtë kompani në të ardhmen.
Fillimishtë kryetari i organitë të përkohshëm z.Shqiprim Arifi mori fjalën edhe i faleminderoi qytetarët për interesimin e tyre dhe për gatishmërin për të zhvilluar bizneset që po paraqiten në vend.
Njëherit edhe i përgëzoi bujqit duke i'a konfirmuar se buxheti i 2018 është miratuar dhe se një shumë prej 25 milion dinarë është caktuar për bujqit tanë shumë kjo që këtë shifër nuk e ka arritur kurr më parë, gjithashtu z.Arifi tha se do të mundohemi që viteve tjera këtë shifër ta rrisim në mënyr që bujqit tanë ta shfrytëzojnë edhe më shumë tokën pjellore që e posedonë Lugina e Preshevës.
Kompania globale “Masr fruit” sot në Preshevë organizoi një takim me qytetarë ku në këtë takim ishin të pranishëm një numër i madh i qytetarëve dhe vërehej që interesimi ishte jashtëzakonisht i madh me qenë se kapaciteti i prodhimeve vendore ekziston por në pamundësi të plasimit të mallit të tyre rrinin duar kryq.
Njëri ndër pjesëmarrrësit tha se un si bujk i përmbushi kushtet dhe se kam filluar kulitivimin e një bime e quajtur Aronia dhe pres nga kjo kompani të lidhë një kontratë ku mund të bëjë plasimin e kësaj bime.
Ndërsa kryetari i organitë të përkohshëm z.Shqiprim Arifi për televizionin tonë tha se qëllimi jonë është që të mund ta zhvillojmë sa më shumë bujqësinë dhe bujqëve tanë t'ju jepet një mundësi zhvillimi dhe një mundësi shkëmbimi të mallit me qenë se komuna jonë ka tokë edhe kjo tokë është shumë pjellore.
Kërkesat e kësaj kompanie janë të mëdha sa i përket mallit mirëpo në ato mundësi që mund ti ofrojnë qytetarët tanë të caktohet një pikë grumbullimi.