• E mërkurë / Feb-05 21:30
  • Kontakt

Partia Demokratike Shqiptare mbanë tubim parazgjedhor në fshatin Rahovicë

Rahovica vula e fitores së Partisë Demokratike Shqiptare.

Rahovica ishte vula e fitores së Partisë Demokratike Shqiptare. Entuziazmi i familjeve rahovicase na bënë edhe më të fortë për të rrugëtuar më tutje me liderin e Partisë Demokratik Shqiptare, tha kështu në tubimin parazgjedhorë në Rahovicë, kandidati për këshilltarë, Pajtim Rexhepi.

Rahovica është ndryshe duke u bazuar në investimet që ka gëzuar nga qeverisja Mustafa të cilat do të rriten edhe pas datës 24 dhejtorë. Imrane Rexhepi ka premtuar angazhimin e sajë për të funksionuar ambulanca e fshatit 24 orë duke futur në funksion barnatoren dhe ordinancën stomatologjike.

Xhevat Fazliu në fjalimin përshëndetës ka potencuar se me PDSH-në në qeverisje do të rikthehet dinjiteti i nëpërkëmbur i Preshevës prej pushtetit të kaluar. Ai premtoi angazhimin e tijë në ndihmesë për sferën bujqësore dhe blegtorale si dy asete kryesore të Rahovicës. 

Kandidatja tjetër për këshilltare, Vjosana Ajdini bëri përshkrim të investimeve që kanë bërë pushteti i Ragmi Mustafës, duke filluar nga rregullimi i shkollës së re, salla e dukatës fizike, asfaltimet e rrugëve dhe të tjera. Kontributi i Vjosanës do të jetë për një administratë elektronike dhe moderne për mandatin katër vjeçarë.

Shkodran Azizi ka potencuar se PDSH tani është e strukturuar mirë me energji të të rinjëve dhe figura të suksesshme si profesionist. Ai ka premtuar se vota e bashkëvendësve të tijë do të mbrohet dhe zëri i tyre do të rrespektohet maksimalisht në kuadër të strukturave partiake. Ndërsa Ajet Hajrullahu ka premtuar përmirësim të kushteve në sferën e arsimit me theks të veçantë në shkollën fillore në Rahovicë.

Fjalë përshëndetëse në këtë tubim kishte edhe kryetari i RD-së, Ramiz Latifi i cili rikujtoi elektorin se bashkimi me PDSH-në është bërë për të mbrojtur kauzën kombëtare dhe e ardhmja e Preshevës është pa plan kolonizues. Arma më e fortë për të drejtuar pushtetin është bashkimi i mendjes dhe lapsit tha ndër të tjera Latifi. Bartësi i listës së PDSH-së, Ragmi Mustafa për Rahovicën premtoi ujë të pijes dhe shkollë të re. Në tubimin parazgjedhorë Mustafa tha se qytetarët kanë dy opcione në këto zgjedhje ose të shkojnë me komunistët ose me demokratët duke votuar numrin dy.

Poashtu qytetarët janë para dy sfidave ose kolonizim ose dekolonizim gjë për të cilën kërkon të votohet numri dy dhe të zhbëhet Plani aksional. Ndihmesë të parezervë do të kenë edhe bizneset familjare dhe ato i që merren me industrinë e ndërtimit. Ragmi Mustafa ka ftuar edhe diasporën shqiptare që të vinë më datë 24 dhjetorë dhe të votojnë PDSH-në, numrin dy sepse vota e tyre është mjaftë e rëndësishme për Preshevën shqiptare.

 

Ky është postimi në faqen zyrtare të PDSH-së.