LR-PDSH ka mbajtur tubimin e radhës në Rahovicë

Lëvizja për Reforma ka mbajtur tubim në BL Rahovicë...

Lëvizja për Reforma ka mbajtur sonte tubim madhështorë në BL Rahovicë, vendbanim nga i cili vjen edhe kandidati për kryetar komune Sami Salihu.
Në këtë tubim u prezantuan edhe kandidatët për këshilltarë të cilët shpalosën programin parazgjedhorë.
Tubimin e ka përshëndetur edhe kryetari i BL të Rahovicës Vebi Rexhepi, i cili i ka bërë apel të gjithë qytetarëve të Rahovicës që të mbështesin në këtë garë Sami Salihun. Ai, tha se Rahovica deri tash gjithnjë i ka dhënë këtij vendi, por tani është koha që Rahovica dhe gjitha vendbanimet tjera ta mbështesin Sami Salihun për kryetar komune.
Kryetari Sami Salihu pasi që ka përshëndetur gjithë të pranishmit për mbështetjen e dhënë, ka thënë se Rahovica gjithmonë ka qenë unike dhe e organizuar sa herë që ka qenë nevoja. Salihu premtoi se gjatë mandatit 4 vjeçarë nën udhëheqjen e LR-PDSH-së në Rahovicë do të investohet në një projektë kapital atë të ndërtimit të një shkolle por edhe në të gjitha sferat tjera.
Bartësi i listës i ka bërë me dije oponentëve politikë se nuk mund të manipulojnë me Rahovicën sepse Rahovicës ka kush i del zotë.
"Presheva për 12 vite, a nuk ka qenë vallë shqiptare, e tani po na bëhet patriotë sikur ka rilindur duke fshehur të kaluarën e mbrapshtë që i ka bërë këtij vendi, por le të bëhet burrë e të deklarojë pasurinë e tij, tashmë uzurpuesi i PDSH-së" ka thënë kështu kryetari Sami Salihu para qindra mbështetësve në vendbanimin e tij.
Në fund kryetari Sami Salihu ka ftuar bashkëvendasit e tij por edhe gjithë qytetarët e Preshevës që të jenë pjesë e Shpresës së Re me LR-PDSH duke rrethuar numrin 4.

Ky është poatimi në faqen zyrtare në facebook.