Hakerët janë duke përdorur një mënyrë të re për të vjedhur të dhënat hyrëse në Apple, shkruan rtv21.tv.
Emaili i dërguar vjen nga platforma “Spotify” dhe thotë që përdoruesi ka blerë abonimin njëvjeçar për 115 euro.
Pastaj një link i lidhur me këtë email, të dërgon për të “rishikuar abonimin e përdoruesit” dhe duket si një faqe zyrtare e Apple.
Por, në të vërtetë ky është një mashtrim dhe kur njerëzit japin të dhënat personale të tyre në këto faqe, ato të dhëna shkojnë direkt e te hakerët.
Këto të dhëna iu mundësojnë atyre të kenë qasje në fotografi, video dhe informacione të tjera personale që ndodhen në telefonin tuaj.
Ky mashtrim për përdoruesit e iPhone, më së pari u zbulua në “Reddit”, nga një person i cili kishte klikuar në linkun e lidhur në e-mailin e dërguar.
Tim Sadler, themeluesi i firmës së sigurisë “Tessian” i tha tabloidit “The Sun”, që ky është një tentim klasik për të mashtruar njerëzit.
Por vëzhgimi i kujdesshëm i mesazheve dhe faqes është vendimtar në zbulimin e çdo e-mail mashtrues dhe mund të ndihmojë në shmangien e kurtheve të vëna.
Nëse përdoruesit bien pre e mashtrimit dhe dorëzojnë detajet e tyre tek hakerët, ata i japin kontroll të plotë në informacionet personale.
Këto janë të dhënat personale, si qasja në iCloud, foto, video dhe madje edhe mundësia e blerjeve mashtruese.