‘WhatsApp’-it i ndalohet të shpërndajë të dhënat e përdoruesve

‘WhatsApp’-it i ndalohet të shpërndajë të dhënat e përdoruesve

Agjencia franceze privatësisë “CNIL” ka urdhëruar kompaninë ‘WhatsApp’ që të ndaloj shpërndarjen e të dhënave e përdoruesve në Facebook.

Hetimi filloi pas asaj që WhatsApp njoftoi vitin e kaluar për të ndarë të dhëna me Facebook për reklamim, masa të sigurisë dhe zhvillimin e biznesit.

CNIL thotë se përdorimi i të dhënave nga WhatsApp me qëllim të përmirësimit e sigurisë për përdoruesit është e pranueshme, por jo për arsye të zhvillimit të biznesit.

WhatsApp nuk i informoi përdoruesit se po grumbullon të dhëna të zhvillim të biznesit dhe se nuk ka asnjë mënyrë për ta parandaluar atë me përjashtim të çinstalimit të aplikacionit. CNIL pretendon se WhatsApp shkel lirinë themelore të përdoruesit.

Agjencitë evropiane në të kaluarën kanë goditur dhe Facebook, veçanërisht kur është fjala për shpërndarjen e të dhënave. Gjermania dhe Britania e Madhe urdhëroi Facebook-un të ndalonte grumbullimin e të dhënave të përdoruesit.

Në maj të këtij viti, Bashkimi Evropian penalizoi Facebook-un me 122 milionë euro për informacion mashtrues rreth blerjes së WhatsApp. Në atë kohë, kompania pretendoi se nuk ishte në gjendje të lidhë profilet e përdoruesve të WhatsApp me Facebook.