9 rregullat për të mbrojtur sytë nga celulari

Përdorimi për një kohë të gjatë i celularit vë shikimin në rrezik.

Ajo që e përkeqëson edhe më shumë situatën është përdorimi masiv i “smartphone”-ve për të kontrolluar “e-mail”-n, qëndrimi pë kohë të gjatë duke përdorur rrjete sociale, faqe webi, lojra etj.

Shpesh ekranet janë të vegjël dhe jo gjithmonë të pastruar. Për këtë arsye “American Academy of Optometry” ka hartuar një lloj udhëzuesi për të shpëtuar sytë e njerëzve (por edhe shpinën) nga “stili i konsumit” të celularit dhe gabimet e ndryshme.

1) Sipas “American Academy of Optometry”, gjëja e parë që duhet bërë është mbajtja pastër e ekranit të celularit për të shmangur lodhjen e syve si dhe përpiquni të mos e ekspozoni në dritën e diellit.

2) Mbani ndriçimin e celularit tuaj në nivelin mesatar ose më poshtë, sepse sytë do të lodhen më pak.

3) Mbani distancën e duhur mes syve dhe celularit tuaj. Sipas “American Academy of Optometry”, kjo largësi është e barabartë me gjatësinë e krahut tuaj të shtrirë.

4) “Kujdesuni për sytë”: kështu shkruajnë ekspertet amerikanë. Në fakt, duke mos ia ndarë sytë celularit, shpesh e harrojmë këtë rregull të thjeshtë, që është shumë i rëndësishëm për të mos dëmtuar sytë. Andaj shkëpusni shikimin herë pas here nga celulari juaj.

5) Mos harroni rregullin e “20-20-20”: në Amerikë nënkupton që çdo njëzet minuta pasi të përdorni celularin pa ndërprerje, të bëni një pushim prej 20 sekondash, duke e llogaritur me një shëtitje prej 20 hapash, ose 6 metra.

6) Përdorni syze mbrojtëse. Sipas specialistëve amerikanë duhet të blini medoemos një palë syze. Syzet qartësojnë shikimin dhe çlodhin sytë.

7) Bëni kujdes edhe me përdorimin e “smartphone”-ve. Distanca e duhur mes celularëve dhe syve duhet të jetë sa ajo e krahut të shtrirë, me dorën qe mbani telefonin dhe pak më poshtë nivelit të shpatullave. Zakonisht edhe shpatullat i mbajnë në pozicionin e gabuar, si kur shkruajmë në kompjuter, ashtu edhe kur mbajmë në dorë celularin.

8) Vendosini një xham mbrojtës për të parandalur dëmtimin e syve.

9) Këshilla e fundit (që është më tepër një udhëzim dhe vjen nga rregullat e kodit rrugor) është për të gjithë ata që nuk dinë t’i rezistojnë tundimit për të dërguar mesazhe ose fotografi kur udhëtojnë me makinë. Është absolutisht e gabuar të bëni diçka të tillë kur kaloni rrugën dhe kur jeni në timon.