Nga këto rezultate, Haki Rugova i LDK-së ka fituar me vetëm 14 vota më shumë se kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj.
Mirëpo, nga koha e shpalljes së këtyre rezultateve, fillon të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
AAK-ja tashmë i ka deponuar 14 ankesa në PZAP.