• E mërkurë / Jul-30 17:01
  • Kontakt

Çfarë përfshin rezoluta për Jerusalemin?

Çfarë përfshin rezoluta për Jerusalemin?

Rezoluta kundër vendimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, me të cilin Jerusalemi shpallet kryeqytet i Izraelit, përfshin katër pika.

Në këto pika thuhet se:

Zhvlerësohet vendimi i SHBA për shpalljen e Jerusalemit, kryeqytet të Izraelit

Thekson se SHBA, duhet të tërheqë vendimin e saj

Thekson se nuk ka fuqi ligjore asnjë vendim që ndryshon statusin e Jerusalemit

I bën thirrje Ëashingtonit të distancohet nga hapja e ambasadës në Jerusalem, transmenton agjencia e lajmeve anadollu.

Ndryshe, sot në Asamblenë e Përgjithshme (AP) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ka kaluar rezoluta kundër vendimit të qeverisë amerikane për njohjen e Jerusalemit, si kryeqytet i Izraelit.

Pro saj kanë votuar 129 shtete, derisa 9 prej tyre kanë qenë kundër dhe 35 tjera kanë abstenuar.