Subjektet politike kanë përmbyllur tubimet promocionale të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e 24 dhjetorit 2017.
Tashmë 3 javë radhazi subjektet politike, kryesitë e nëndegëve, aktivistë të subjekeve politike, kanë zhvilluar fushatë duke i ftuar të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës që ti bashkohen programit të tyre politik dhe që me datë 24 dhjetor të rrethojnë numrin përkatës.
Heshtja parazgjedhore ka filluar dhe kjo heshtje do të vazhdojë për 48 orë, popullata e komunës së Preshevës ka mundësinë të reflektojë dhe me mendje të shëndoshë të vendos se kush do të jetë lider i ardhshëm i cili do të qeverisë Komunën për 4 vitet e ardhshme.
Qytetarë të nderuar në besojmë në vigjilencën tuaj, besojmë në aftësinë tuaj për të përzgjedhur të duhurin në mënyrë të lirë, demokratike duke mos rënë preh e imponimeve, kërcënimeve, joshjeve politike apo materiale.
Fati i të gjithë qytetarëve të komunës së Preshevës pa marr parasysh, moshën, gjininë, statusin social-ekonomik është në duart e juaja.
Fuqia ka qenë, është dhe gjithmonë do të jetë në duart e popullit!
Rtv Aldi fton të gjithë qytetarët që me datë 24 dhjetor 2017 të dalin dhe të votojnë, si dhe të gjitha subjekteve politike i uron suksese, dhe zgjedhje të qeta, të lira dhe demokratike./rtvaldi.com/