''Kërko të Drejtën Tënde'' dhe ''LDA'' promovojnë sportin ''Qitje me Hark'' (Video)

Për herë të parë në Preshevë bëhet promovimi i i sportit Qitje me Hark...

Organizata jo qeveritare "Kërko të Drejtën Tënde" nga Presheva në bashkëpunim me organizatën "Leadership Development Association Albania and Kosovo" (LDA) nga Shqipëria për herë të parë sollën për të rinjtë e Preshevës sportin e Qitjes me Hark, ku të rinjtë patën mundësi që të praktikonin Qitjen me Hark duke u argëtuar si dhe në fund edhe të çertifikohen qitësit më të mirë.

Ky aktivitet ka  për qëllim aktivizimin e të rinjëve, si dhe ishte një mundësi e mirë edhe për sportdashësit të provonin një sport të ri i cili nuk është praktikuar më parë këtu në Preshevë.

Rikela Fusha përfaqësuese e "Leadership Development Association Albania and Kosovo" tha që aktiviteti është zhvilluar shumë mirë si dhe kanë hasur në një interesim të madh nga ana e të rinjëve duke pasur parasysh faktin  që një aktivitet i tillë po mbahet për herë të parë këtu në Preshevë.

Organizata "Kërko të Drejtën Tënde" tashmë ka bashkëpunim shumë të fuqishëm me organizatën e "LDA" nga Shqipëria, ku Adi Bajrami si përfaqësues i kësaj organizate tha që ne e kemi  përfaqësuar edhe më parë Preshevën nëpër evenimente të tjera siç është ajo e Rusisë dhe aktivitete për të rinjtë do të vazhdojnë edhe më tej.

Organizatat jo qeveritare tashmë po luajnë një rol shumë të rëndësishëm nëpërmjet iniciativave që ato po ndërmarrin drejt rritjes së aktivizimit të të rinjëve në shoqërinë tonë, dhe ne shpresojmë që bashkëpunime të tilla të vazhdojnë edhe më tej.