Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), sapo është njoftuar nga gazetari Mentor Gjergjaj se truproja i Fatmir Limajt, ia ka fotografuar kartelën e punës dhe se ka tentuar që me dhunë t’ia fshijë fotot në telefon, të cilat i kishte shkrepur sipas tyre, teksa Fatmir Limaj po takohej me Presidentin Hashim Thaçi.
AGK ka udhëzuar Mentor Gjergjaj që menjëherë ta njoftoj policinë dhe të ketë kujdes të shtuar.
AGK dënon fuqishëm këtë veprim dhe fton Policinë që të kujdeset për sigurinë e gazetarit Mentor Gjergjaj si dhe të siguroj që kërcënuesi të marr dënimin e merituar.
Do ta përcjellë me vëmendje këtë rast dhe do të veprojë në mbrojtje të gazetarit dhe të lirisë së ushtrimit të profesionit.