Zeqirja Myftari kryetar i komisionit komunal zgjedhorë konfirmoi se materiali është duke u shpërndarë në të gjitha njësitë dhe numri i përgjithshëm I votuesve me të drejte vote është 38.860.
Sa I përket komisioneve nëpër njësi të gjithë janë të caktuar vendvotimet nesër do të hapen me fillim prej ora 07:00 deri në ora 20:00.
Në përjashtim të CADD qendra për avokim dhe zhvillim të demokracisë e cila është angazhuar me projektin "Pjesmarrja e qytetarëve në zgjedhjet lokale" tjerë vëzhgueve për momentin nuk ka mirëpo në raste të veqante mund të paraqiten OSBE.
Sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje në bazë të atyre të vitit të kaluar z.Zeqirja Myftari tha se presim që pjesmarrja të jetë deri në 48% dhe ne si komision jemi të gatshëm të ju njoftojmë çdo dy orë rreth pjesmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme të 24 dhjetorit.
Në këto zgjedhje garojnë 8 parti politike në 38 vend votime dhe ju si qytetarë mundë të votoni me njërin nga këto dokumente : Letërnjoftimi ,pasaporta apo patent shoferi.