Zgjedhjet 2017 '' Presheva voton''

Në komunë të Preshevës po mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale...

Sot është nje ditë e rëndesishme për komunën  e Preshevës pasi që do të votohet për zgjedhjet e parakohshme të 24 dhjetorit.

Në komunë të Preshevës janë gjithsej 38 njësi zgjedhore, sipas KKZ i gjithë materiali është shpërndarë me kohë dhe janë furnizuar të gjitha vendvotimet. 

Me të drejt vote në komunë të Preshevës gjithsej kanë të drejt vote 38,860 votues. Në këto zgjedhje garojnë 8 subjekte politike, 7 janë shqiptare dhe 1 është serbe.

Me numër 1 garon APN, kandidat për kryetar komune Shqiprim Arifi

Me numër 2 garon PDSH me kandidatin për kryetar Ragmi Mustafa

Me numë 3 UDSH me kandidatin për kryetar Naser Aziri

Me numër 4 LR PDSH me kandidatin  për kryetar Sami Salihu

Me numër  5 PVD me kandidaten  për kryetare Ardita Sinani

Me numër 6  lista zgjedhore NRP-BDL me kandidatin për kryetar Skender Destani

Me numër 7 është Lista Serbe

 Me numër 8 është Partia Demokratike dega Preshevë me bartësin e listës Xhelal Mehmeti

 Vendvotimet janë hapur sipas orarit të caktuar dhe deri më tash është duke ecur gjithçka  në rregull..