Partia Demokratike Shqiptare ka mbajtur konferencë për media, në këtë konferencë kryetari i PDSH-së z.Ragmi Mustafa na foli për rezultatin e arritur për zgjedhjet për në KKSH të cilat u mbajtën më 4 nëntor si dhe na foli për ftesën e PVD-së që i ka bërë subjekteve politike të cilat kanë garuar në zgjedhjet për KKSH, që të bisedojnë për përbërjen e re të këtij organi të rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Gjatë kësaj konference për media z.Mustafa i faleminderoi të gjithë simpatizantët dhe të gjithë ata që i besuan PDSH-së dhe në këto zgjedhje e mbështetën listën e PDSH-së.
Ndërsa sa i përketë ftesës së PVD-së për të zhvilluar bisedime me partitë të cilat kanë marrur pjesë në zgjedhjet për KKSH z.Mustafa u shpreh se PDSH në takimet që po zhvillohen për përbërje të KKSH-së një lajm i tillë shumë shpejt do të bëhet i ditur.
Sa i pëket bashkangjitjes në partneritet të PD-së së z.Nagip Arifit, z.Mustafa tha se në biseda me të shihet se ka elemente për partneritet të koalicionit.
Partia Demokratike Shqiptare në zgjedhjet për KKSH ka arritur të grumbulloj 1708 vota me dy mandate ndërsa në Komunë të Preshevës ishte e dyta në listë.