Të gjithë emrat e drejtorëve të emëruar janë persona që kanë qenë edhe në mandatin e kaluar dhe të gjithë vinë nga kampi i Shpend Ahmetit, derisa drejtorët e partnerëve të koalicionit nuk janë mandatar ende. Në mesin e këtyre emrave mungon vetëm ai i drejtorit të Investimeve kapitale dhe menaxhimit të Kontratave, Hysen Durmishi, që pas përçarjeve brenda Vetëvendosjes, ai është pozicionuar kah Albin Kurti.
Këta janë emrat e drejtorëve të emëruar:
Muhedin Nushi – Drejtor i Administratës, Nora Kelmendi – Kadastër, Arben Vitia –Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Ardian Olluri – Urbanizëm, Genc Bashota – Planifikimit Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm.
Dihet që disa drejtori janë ndarë edhe për partneret e koalicionit AKR-AAK, por që emrat e drejtorive për ta ende nuk janë zyrtarizuar.
Diellza Kelmendi e cila ka qenë në protokoll, është emëruar shefe e kabinetit.
Para disa jave në opinion është zbuluar se Vetëvendosja ka përçarje dhe mospajtime të thella brenda subjektit, dhe si rrjedhojë e kësaj partia është pozicionuar në dy kampe, atë të Albin Kurtit dhe atë të Dardan Molliqajt.