Klubit futbollistik ''Lugina'' tashmë i bashkangjitet një mbështetës i ri Shenasi Hetemi (VIDEO)

Në zyrën e klubit futbollistik "Lugina" u nënshkrua kontrata në mes të kryetarit të klubit Nagip Jakupi dhe mbështetësit të ri Shenasi Hetemi

Mbështetja nga ana e  mërgimtarëve për Luginën nuk ka munguar kurr, këtë gjë na e vërtetuan edhe njëher,  ku klubi futbollisitik Lugina tashmë do të ketë përkrahje nga një sponzor i ri.

Pikërisht në zyrën e klubit futbollistik "Lugina" u nënshkrua kontrata në mes të kryetarit të klubit Nagip Jakupi dhe mbështetësit të ri Shenasi Hetemi, i cili tashmë do të jetë në mbështetje të djemve duke i siguruar mjete financiare për ndeshjet e ardhshme për një vit të tërë.

Kryetari i klubit fubollistik "Lugina", Nagip Jakupi shprehu falënderim ndaj të gjithë atyreve që tashmë kanë kohë që mbështesin klubin, e në veçanti z. Hetemi, si dhe në të njëjtën kohë shprehu vullnetin për bashkëpunime të reja në dobi të klubit si dhe të djemve, të cilët tashmë e kanë prezentuar në mënyrë të denjë Luginën.

Shenasi Hetemi i cili  tashmë udhëheq një biznes në Zvicërr "HMS"për shërbime montimi, ka shprehur vullnetin e tij për të mbështetur klubin, pasi që ai tashmë i konsideron djemt e klubit futbollisitk "Lugina" si ambasador të Luginës.

Klubi futbollistik "Lugina" tashmë pas vetes ka djem të moshave të ndryshme të cilët janë sportdashës dhe luajnë për këtë klub por vetëm vullneti i mirë nuk mjafton, shpresojmë që ky të jetë një indikator që në të ardhmen sponzorët të shtohen edhe më shumë.