Dyshimet për falsifikim të hartave shtyjnë procedimin e demarkacionit në Kuvend

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, kanë shtyrë për një takim tjetër, procedimin për në Kryesinë e Kuvendit....

Anëtarët  e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, kanë shtyrë për një takim tjetër, procedimin  për në Kryesinë e Kuvendit, raportin së bashku me marrëveshjen për demarkacionin.

Shtyrja është bërë për faktin se prokuroria është duke hetuar dyshimet për manipulim me dokumente.

Ky komision ka vendosur që 15 janar të marrë vendim se kur do ti procedohet Kryesisë së Kuvendit raporti dhe marrëveshja për demarkacionin.