Bartësi i listës së Partisë Demokratike dega Preshevë Xhelal Memeti, në selinë e kësaj partie ka mbajtur një konferencë për media. Arsyeja e thirrjes së kësaj konference ishte informimi në lidhje me procedurën e zhvillimit të zgjedhjeve të 24 dhjetorit si dhe mirënjohje për të gjithë anëtarët, aktivistët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike dega Preshevë.
Z. Memeti deklaroi se përveç njësive të cilat janë tashmë zyrtarisht të prishura, parregullësi ka pasur poashtu edhe në njësi të tjera të vendvotimeve dhe se tashmë kanë bërë ankesa pranë Komisionit Komunal Zgjedhor mirëpo ankesat nuk janë pranuar.
Për më shumë mund ta ndiqni konferencën në tërësi.