Historia e rrallë e 80-vjeçares, qitësja kampione me pistoletë (Video)

Është fjala për 80-vjeçaren indiane Parkashi Tomar, që në vendin e saj njihet ndryshe si “Gjyshja me pistoletë”.

Një histori e rrallë që ka arritur të marri edhe vëmendjen e BBC. Është fjala për 80-vjeçaren indiane Parkashi Tomar, që në vendin e saj njihet ndryshe si “Gjyshja me pistoletë”.

Ajo ka arritur të jetë sot një qitëse profesioniste,pjesëmarrëse në gara duke fituar me dhjetëra medalje dhe çmime pavarësisht moshës.

Në rrëfimin e saj për BBC, Parkashi Tomar ka treguar se e ka nisur këtë sport vetëm në moshën 60-vjeçare dhe është stërvitur fshehurazi, nga frika se mos e vinin në lojë për moshën.

Por tashmë ajo është një personazh i njohur edhe në media dhe vajzat e reja e shikojnë si burim frymëzimi