Një i arrestuar për tentim vrasje në Prishtinë

Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një mashkull shqiptar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një shqiptar tjetër.

Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një mashkull shqiptar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një shqiptar tjetër.

Sulmi ndodhi në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje që palët kishin mes vete, thuhet në raportin e policisë.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.