Ish-Missi shqiptar pranon ndërhyrjet kirurgjike: Shyqyr që na kanë ardhë këto kohë

Ndërhyrjet kirurgjike sot janë bërë 'trend'.

Suada Sherifi, Miss Shqipëria 2005 është në mesin e fytyrave publike që nuk ngurrojnë t’i pranojnë haptas këto ndërhyrje, shkruan lajmi.net.

Ani pse shumë prej të famshmëve mohojnë këto ndërhyrje, ish-missi ka pranuar haptas se ka bërë intervenime.

Dikush nga ndjekësit e ka kritikuar për këto ndërhyrje, pasi më e bukur ishte natyrale, ku ndër të tjera i shkroi “Sa keq qe te kapi edhe ty kjo semundja e pasiguris”.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I SUADËS, PA NDËRHYRJE:

“UNE BEJ CA TE DUA PER SA KOHE NDIHEM MIRE ME VETEN! DHE SHYQYR QE NA KAN ARDH KETO KOHE! SPO RRI TE BEJ SI NENA NATYRE KETU..POR EDHE NDONJE GJE TE MADHE NUK KAM BERE SE SKAP PAS NEVOJ..POR AS JAM PENDUAR PER CFARE KAM BERE”.