Kamikazi vret 40 vetë në Kabul, 30 të tjerë plagosen

Një sulm u krye në Afganistan duke vravrë 40 vetë dhe 30 të tjerë mbeten të plagosur

Një sulm u krye në Afganistan duke vravrë 40 vetë dhe 30 të tjerë mbeten të plagosur. Sulmi ndodhi kur një kamikaz hodhi veten në erë në organizatë kulturore dhe fetare të Shia-s në zonën perëndimore të kryeqytetit afgan, Kabul.

Ministria e brendshme i tha BBC se shpërthimi vetëvrasës u pasua nga dy shpërthime të tjera në zonë. Askush nuk ka thënë ende se kush janë autorët e sulmit të përgjakshëm.
Në muajt e fundit, i ashtuquajturi Shtet Islamik po kryen sulme mbi komunitetin Shia në të gjithë vendin. Talibanët kanë lëshuar një deklaratë duke thënë se nuk ishin të përfshirë.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme Nasrat Rahimi tha se “Synimi i sulmit ishte shkatërrimi i qendres kulturore Tabayan”.