Kështu ka thënë Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, duke konfirmuar se vendimi i qeverisë për rritjen e pagave, prek edhe sektorin e drejtësisë.
Tahiri ka thënë se pret që kjo të sjellë edhe rezultate konkrete në punën e tyre, sidomos në luftën kundër korrupsionit.
Ai në konferencën e fundvitit bashkë me kryesuesit e KGJK e KPK, ka folur edhe për pakon e ligjeve që prekin punën e gjyqësorit e prokurorisë, që pritet të dërgohen së shpejti në qeveri.
Ditë më parë, qeveria Haradinaj mori vendim që të rrisë pagat për stafin e qeverisë, përfshirë kryeministrin të cilit iu rrit paga gati 100 për qind.