Këngëtari nga Zhunica Shenur Dauti i shpëton aksidentit fatal, gjindet jashtë rrezikut për jetë (FOTO)

Këngëtari nga Zhunica Shenur Dauti i ka shpëtuar aksidentit i cili aktualisht gjindet jashtë rrezikut për jetë si pasojë e lëndimeve...

Këngëtari nga Zhunica Shenur Dauti i ka shpëtuar aksidentit i cili aktualisht gjindet jashtë rrezikut për jetë si pasojë e lëndimeve që ka marrur ai ka 6 brinjë të thyer .

Të dielën e 18 nëntorit, 24 vjeçari nga Zhunica ka pësuar aksident në autostradën E-75 pranë qytetit të Nishit ku si pasojë e reshjeve të borës vetura e tij i është sillur dhe më pas ka humbur kontrollin duke i goditur shinat-ansoret e autostradës . Së bashku me të në veturë ka qenë edhe Shaban Veseli nga Bilaçi, babgjyshi i tij (babai i gruas) . Pa aksidentit ata menjëherë me ofrimin e ndihmës së parë janë dërguar në Qendrën Klinike në Nish, përshkak të lëndimeve të rënda që ka marrur Shenuri. Ai menjëherë ka hyrë në sallën e operacionit ku mjekët kanë mjekuar 6 brinjët e tij të thyer, në anën e majtë. Gjithashtu në disa raste Shenuri ka thënë se nuk ka pasur vetëdije të plotë pas aksidentit .  Mësohet se  babgjyshi i tij ka marrur lëndime të leht.

Këngëtari jonë ndodhin-sprovën e tij para dhe pas aksidentit :

“Të dielën jemi nisur për ta dërguar gruan time për lindje në spitalin e qytetit. Më pas Presheva na ka dhënë udhëzimin për në Vranjë. Kur kemi shkuar atje edhe spitali i Vranjës na e dha udhëzimin e gruas për lindje për në Nish. Unë me babgjyshin tim jemi nisur me veturën time kurse e shoqja ime udhëtonte me ndihmën e parë që na ofroi spitali . Teksa udhëtonim për në Nish , papritmas në autostradë pësuam aksident . Pasi kjo sprovë ndodhi në mbramjen e 18 nëntorit, e ne shpëtuam nga vdekja , të nesërmen e së hënës në mëngjes erdhi shpërblimi i Zotit. Pra , më 19 nëntor lindi gruaja ime , Allahu na fali fëmijën e tretë me radhë e cila është vajzë dhe ne e emërtuam me emrin Lina . Falë Zotit ajo ka lindur me shëndet të mirë, prandaj edhe unë po mundohem të jem edhe më mirë”.

Këngëtari në kuadër të portalit tonë vendorë, ka faleminderuar përzemërsisht në fund të gjithë miqët e tij të cilët i kanë shkruar qindra mesazhe në rrjetet sociale, që janë interesuar për shëndetin e tij dhe e kanë inkurajuar me mesazhe miradije për shërim sa më të shpejtë.