Banka NLB ka ndarë një donacion për të përmirësuar kushtet e banimit në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.
Për këtë, ambasadori i Sllovenisë në vendin tonë, Bojan Bertocelj, u shpreh se është mjaft i lumtur që kjo bankë është në gjendje të kontribuojë për Kosovën, dhe në veçanti për të moshuarit.
“Është e rëndësishme për shoqërinë që të jenë të përgjegjshëm edhe për të moshuarit, sepse kështu shfaqet maturia dhe pjekuria si shtet që kanë ndaj tyre”, u shpreh ai.
Në këtë ngjarje u ndanë edhe dy mirënjohje, ku njëra i takoi kryetarit të bordit të bankës NLB – Albert Lumezit për kontributin në këtë shtëpi, dhe tjetra për Valmira Abazi Rexhepin.
Me këtë donacion janë blerë krevate, dyshekë, sirtarë, dollapë, perde, mobile, shporet, makinë për larjen e rrobave, TV, janë riparuar muret nga rrjedhja e ujit ne korridore, është ngjyrosur salla e ushqimit dhe janë përmirësuar shume pjesë të tjera te shtëpisë, e gjithë kjo në vlerë prej 20 mijë eurosh, për çka u deklarua mjaft e kënaqur edhe Jakute Turjaka nga Peja, banuese e kësaj shtëpie tash e 15 vjet.